Sara Kolami u pyet nga banori tjeter i Big Brother VIP Kosova, Fitimi, lidhur me Kryministrin e Kosovës. Teksa kanë qenë në pishinë, ai e ka pyetur nëse e njeh kush është Albin Kurti, por kjo e fundit e ka habitur me përgjigjen.
“I dëgjuar” ka thënë Sara teksa ka shtuar “ jam shumë keq me emrat por mund ta njohë me fytyrë”.
Përgjigje kjo, e cila ka bërë që Fitimi ta vëre në lojë modelen duke i thënë se Albin Kurti është një këngëtar i muzikës popullore. “Albin Kurti është një këngëtar që këndon këngë popullore,” tha me tallje ai.