KreuCelebrity

"Shkodra Elektronike" me “Zjerm” fiton Festivalin e Këngës!

“Shkodra Elektronike” triumfon në edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën "Zjerm" dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025.

Performanca e “Shkodrës Elektronike” mori në total 143 pikë në votimin e ndarë 50% nga juria dhe 50% nga publiku.

Elvana Gjata arriti të marrë vendin e dytë me këngën "Karnaval", duke grumbulluar 135 pikë, ndërsa Alis siguroi vendin e tretë me këngën "Mjegull", me 59 pikë.

"Shkodra Elektronike" me “Zjerm” fiton Festivalin e

Të parat që u numëruan ishin votat e jurisë profesioniste, të cilat përsëritën rezultatin përfundimtar me “Shkodrën Elektronike” në vend të parë, Elvana Gjata në vend të dytë dhe vendi i tretë për Alis.

Renditja u përmbys nga vota e diasporës, e cila votoi për herë të parë në këtë festival, duke i dhënë shumicën e votave Elvana Gjatës dhe në vendin e dytë renditi “Shkodrën Elektronike”. Këngëtari Alis sërish e ruajti vendin e tretë.

Ishte numërimi i mesazheve SMS nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që i dha “Shkodrës Elektronike” përfundimisht Çmimin e Madh.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF