KreuCelebrity

Nga qepalla e varur tek goja e paralizuar: Kur Botoksi shkon “tmerrësisht keq”!

Nga qepalla e varur tek goja e paralizuar: Kur Botoksi shkon

Përdoren nga miliona vetë për të eliminuar rrudhat dhe për të zbutur linjat, por trajtimet kozmetike mund të vijnë me efekte anësore të tmerrshme. Historitë frikësuese të qepallave të varura dhe gojëve të ngrira pas injeksioneve të Botox-it kanë vërshuar në mediat sociale muajt e fundit, ndërsa një sërë personazhesh të famshëm kanë zbuluar gjithashtu pasojat e procedurave të gabuara që kanë pësuar. Këngëtarja Meghan Trainor, 30 vjeçe, ka rrëfyer se “nuk mundet të buzëqeshë më” pasi ka marrë “shumë botox” dhe ka aplikuar goxha filler “ sipër” buzës së sipërme. Ylli i "Made in Chelsea", Sophie Habboo ka pranuar gjithashtu se pati një 'aksident' me injeksionin pasi dentisti i saj sugjeroi se mbushjet në muskujt e nofullës së saj mund ta ndalonin kërcitjen e dhëmbëve. Duke folur në Podcast-in “Wednesdays”ajo tha: 'Buzëqeshja ime ka ngrirë. Kur goja ime mbyllet, dukej normale, por të gjithë të tjerët pyesnin se çfarë po ndodhte me buzëqeshjen time – dhe kjo zgjati për gjashtë muaj”.

Nga qepalla e varur tek goja e paralizuar: Kur Botoksi shkon
Nga qepalla e varur tek goja e paralizuar: Kur Botoksi shkon
Nga qepalla e varur tek goja e paralizuar: Kur Botoksi shkon


Toksina botulinum (e njohur zakonisht si Botox) përdoret për të relaksuar muskujt në fytyrë, duke zbutur linjat dhe rrudhat. Ajo mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar dhimbjet e nofullës, shtrëngimet dhe migrenën.  Por ndërsa shumë gra të reja në të njëzetat e tyre përdorin trajtimin për zbutjen 'parandaluese' të rrudhave, ekspertët kanë paralajmëruar se injeksionet vijnë me rreziqe serioze. Efektet anësore përfshijnë dhimbje koke, fytyrë të 'ngrirë', dëmtim nervash, mavijosje dhe enjtje. Ekspertja estetiste Amanda Azzopardi, e cila ofron Botox në klinikat e saj në Londër, Liverpool dhe Uells të Veriut, u ka kërkuar pacientëve që të kërkojnë  'një injeksion tek dikush që e njeh shumë mirë anatominë e tyre' për të shmangur kështu komplikimet. “Botoksi është një ilaç vetëm me recetë dhe duhet të përshkruhet për çdo klient vetëm në dozën e duhur”, tha ajo për MailOnline. Kur injektohet shumë, mund të shkaktojë asimetri për shkak të dallimeve në forcën e muskujve në të dyja anët e fytyrës.  Kjo i lë pacientët me buzëqeshje  të ngrirë dhe qepalla të varura, shtoi ajo. 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF