Nuk po e përjeton mirë qëndrimin ne burg reperi i njohur Diddy Combs , i cili ndodhet në institucionin e vuajtjes së dënimit në Brooklyn, Nju Jork. Kjo duket ka ndikuar edhe tek pamje e tij, siç raporton një gazetare e cila ndodhej në seancën e parë dëgjimore për çështjen kundër tij për trafikim, përdhunim grash dhe abuzim.
Muzikanti thuhet se ka humbur shumë peshë dhe siç raporton gazetarja Elizabeth Milner për PageSix, ai “duket shumë ndryshe nga më parë”. “Ai dukej çuditërisht më i dobët, gjë që është e kuptueshme dhe e pritshme pas disa muajsh qëndrimi në objektin federal. Ai ndryshon shumë nga stili i jetesës luksoze që ka pasur më parë, por dukej më i hollë dhe ndoshta izolimi ka filluar ta lodhë”, tha gazetarja.
Ajo ka përmendur gjithashtu se flokët e tij, ashtu si mjekra i janë “thinjur”. Megjithatë, asnjë imazh apo video nuk është publikuar nga Diddy. Por nje person prane kundërshtoi pretendimet dhe theksoi: “Ai është aktiv, mbetet në humor të mirë dhe ishte i lumtur që i shihte fëmijët e tij”.