Elton Ilirjani postoi ne rrjetet sociale nje mesazh ku tregonte se këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka komunikuar me djalin e saj dhe ish-bashkëshortin përmes një video-konference.
Postimin ai e ka bërë në rrjetet sociale, ndërsa një ditë më parë njoftonte se kishte rënë në kontakt me të birin e këngëtares, dhe se po mundohej që ata të kishin një komunikim. Ai tregoi se këngëtarja kishte 8 vite që priste ta takonte dhe të komunikonte me të birin.
Me heret, ish-bashkëshorti i artistes, Robert Nolfe, qe shprehur se ishte djali vete qe nuk kishte pranuar të takonte nënën e tij, teksa shpjegoi se i vetmi rast kur djali ra dakord ta takonte te emen ishte pas ndërmjetësimit të Elton Ilirjanit. “Ne kemi pyetur nëse donte ta takonte dhe ai ka thënë jo deri dje. Sot e pyeta nëse ishte i gatshëm dhe ai tha po. Unë i kam dhënë një deklaratë me shkrim Eltonin, dua vetëm që familja të ribashkohet dhe ajo të jetë thesari i humbur që është rigjetur. Fundi është i bukur dhe kjo histori do të mbarojë e bukur”, tha Nolfe.