Ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe ka qenë i ftuar mbrëmë në “Top Story” dhe është shprehur se djali i tij dhe këngëtares së mirënjohur gjatë gjithë viteve kur ai e kanë pyetur nëse dëshironte ta takonte nënë ka thënë “jo”, ndërkohë që këtë të mërkurë ka pranuar.
Robert Nolfe tha se çështjet mes tyre u trajtuan gjatë divorcit dhe ai më pas u fokusua vetëm te djali, ndërkohë që shton se dëshira e tij është që Parashqevi dhe familja e tij të jenë mirë.
“Pjesa më e madhe u trajtuan gjatë divorcit, edhe kujdestaria e fëmijëve vendoset gjatë divorcit. Nuk dua të hyj në shumë detaje, por dëshiroj të them se është në interesin tim që unë ta shoh që ajo të jetë mirë, u preka shumë kur e pashë që buzëqeshte dhe ishte bashkë me Eltonin.
Para 5 vitesh ndihesha ndryshe, kisha ndjesinë se duhet të mbroja djalin tim dhe këtë më kanë thënë shumë njerëz, përfshi profesionistët e caktuar nga gjykata. Ai është i ri tani, dhe sikurse 10 vjet më parë i është marrë mendimi i tij. Ai pranoi foli sot me nënën e tij.
Unë e pyetja nëse ai sot do të ishte i gatshëm të fliste me nënën e tij dhe ai më tha ‘Po’, dhe nuk ushtrova kurrfarë trysnie, ishte vendimi i tij. Dua vetëm që familja të ribashkohet dhe dua që ajo të jetë ai thesari i humbur që është rigjetur”.