Modeli i tij i flokeve eshte tashme legjendar, per faktin se Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump nuk e ka ndryshuar kurre: Te pakten deri se fundi, kur tërhoqi vëmendjen gjatë një shëtitjeje në klubin ndërkombëtar të golfit Trump, në Palm Beach, falë modelit të ri të flokëve, por qe serish nuk ishte zgjedhje e tij pasi ishte krijuar nga mbajtja e kapelës.
Me një bluzë golfi të bardhë, pantallona të zeza dhe këpucë, Trump dukej i relaksuar duke ecur për të përshëndetur vizitorët dhe duke i pyetur nëse po e shijonin kohën e tyre. Në shikim të parë, shumë besuan se Trump i kishte një modeli të ri, pasi flokët e tij dukeshin të krehura në një mënyrë që devijonte nga stili i tij i zakonshëm voluminoz, i ngritur mbi balle ne njeren ane. Megjithate, duket se asgje nuk ka ndryshuar, thjesht ishte kapelja e tij ajo që ka shkaktuar ndryshimin e papritur në pamje.