Dalina Buzi ka qene e ftuar në podcastin e Alketa Vejsiut, ku ka folur per mjaft tema te ndjeshme nga jeta e saj personale. Emisioni i plotë nuk eshte postuar ende, por në një promo të tij, Dalina flet per here te parë për divorcin nga babai i fëmijëve të saj.
Alketa: Kjo martesë nuk funksionoi dhe ti shkove në gjykatë që në mënyrë institucionale ta zgjidhësh.
Dalina: Se më vjen për të qarë, por kjo ishte gjëja më interesante dhe më e bukur që më ndodhi. Dhe them ‘e bukur’, vërtet se ka shumë gjëra të bukura edhe nga fatkeqësia dalin gjëra të bukura.
Ai moment është tërmet 7 ballë. Kisha një kryq të madh, kryqi i parë njëherë si nënë. Dhe në çdo lloj situate unë isha e dënuar. Mos i përdor kalamajtë se është egoizëm i tmerrshëm.