KreuCelebrity

Duket i turpshëm, djali i Trump mjaft popullor në universitet: “Vajzat lënë kokën pas tij”!

Duket i turpshëm, djali i Trump mjaft popullor në universitet:

Në vjeshtë, djali më i vogël i Donald Trump u bë student në Stern School of Business, një universitet prestigjioz në Manhattan, Nju Jork. Barron nuk pati aspak probleme për t'u përshtatur në kolegj dhe është mjaft popullor në mesin e bashkëmoshatarëve të tij dhe veçanërisht në mesin e bashkëmoshatarëve femra.  "Ai është shumë i preferuar nga vajzat e reja," tha një burim për People teksa fliste per djalin e Donald dhe Melania Trump.“Ai është në Stern, kështu që është duke studiuar biznes. Është shumë popullor në mesin e zonjave të reja. Është i gjatë dhe i pashëm. Shumë njerëz e konsiderojnë mjaft tërheqës. Edhe liberalët si ai”, shtoi burimi.

Duket i turpshëm, djali i Trump mjaft popullor në universitet:
Duket i turpshëm, djali i Trump mjaft popullor në universitet:

Barron u pa për herë të parë në universitetin e Nju Jorkut në fillim të semestrit në shtator, pasi u diplomua në Akademinë Oxbridge në Florida në maj. Në shtator, Donald Trump konfirmoi se Barron kishte zgjedhur të studionte në Stern, duke shtuar se ai ishte "pranuar në shumë kolegje". Melania së fundi deklaroi në një intervistë me Fox Neës se gjithmonë e ka lënë Barron të marrë vendimet e tij.
“Ishte vendimi i tij për të ardhur këtu, se ai donte të ishte në Nju Jork, të studionte në Nju Jork e të jetonte në shtëpinë e tij dhe unë këtë, e respektoj”, tha Melania.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF