KreuCelebrity

Ish seks-simbol i viteve `80, aktorja befason me pamjen edhe në moshën 74 vjeçare!

Ish seks-simbol i viteve `80, aktorja befason me pamjen edhe në moshën

Të paktë janë ata që mund ta marrin me mend moshën e saj reale nëse nuk e shohin fytyrën e saj dhe kjo sepse e parë nga prapa, nuk dallohet aspak: Në moshën 74-vjeçare, Angelyne ende vishet si adoleshente e nuk mund të kalojë pa u vënë re dhe di të jetë në qendër të vëmendjes edhe kur del për shëtitje në rrugët e Los Anxhelosit. Paparacët kanë qenë në vëzhgim dhe kanë kapur ditë më parë aktoren dhe artisten e njohur, e cila ishte një seks simbol i viteve '80.

Ish seks-simbol i viteve `80, aktorja befason me pamjen edhe në moshën

Edhe pse është mbi 70 vjeç, Angelyne ende mban fustane mini dhe nuk ka hequr dorë nga pamjet ekscentrike. Me një grim të bollshëm, një fustan shumëngjyrësh, gëzof jeshil, çizme të bardha dhe një vello rozë si maskë mbrojtëse, Angelyne sërish i bëri kokat të kthehen. Ajo ka qenë femra “fatale” përpara Kim Kardashian dhe Paris Hilton. Në vitet '80, Angelyne udhëtonte në rrugët e Hollivudit me një korvetë rozë dhe shfaqej joshëse në billbord-et e Los Angeles.
Për jetën e saj u realizua madje edhe nje film serial, i cili u shfaq premierë në maj të 2022, ku rolin e aktores së njohur e interpretonte Emmy Rossum.

Ish seks-simbol i viteve `80, aktorja befason me pamjen edhe në moshën

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF