DJ i njohur Vin Veli do të bëhet baba për herë të dytë. Vin Veli pak muaj më parë ndau në rrjetin e tij social një foto me një vajzë të panjohur për publikun, duke shtuar dyshimet se ishte në një lidhje të re dashurie.
Karolina Gasiunaite quhej vajza e cila në një nga postimet e saj në Milano kishte bërë tag Vin Velin. Karolina nuk është shqiptare dhe me një vëzhgim të lehtë asokohe, u pa se në postimet e fundit, DJ Vini i kishte bërë 'like' dhe i kishte komentuar 'emoje' me zemra.
Së fundmi DJ i njohur Vin Veli ka publikuar një tjetër foto, ku ata shihen pranë njëri-tjetrit, me duart bashkuar, teksa festojnë ditëlindjen e saj. Ajo që na rrëmbeu vëmendjen ishte sigurisht barku paksa i rrumbullakosur.
-
Vin Veli bën publike lidhjen? Foto me bionden e huaj!
17 Shtator, 14:36
Edhe pse vetë Vin Veli nuk ka ndarë foto të plotë, vajza që i ka rrëmbyer zemrën në profilin e saj publik ka ndarë mjaft foto me barkun e rrumbullakosur, duke vërtetuar në këtë mënyrë se ata shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.
Kujtojmë që Vin Veli është baba i një djali, Arborit, nga lidhja e tij me Bora Zemanin. Pak ditë më parë ata festuan 10-vjetorin e djalit të tyre Arbor, duke dhënë dhe një model shumë të mirë prindërimi për gjithë çiftet që vendosin të ndahen.






MGK reagon pas ndarjes nga Megan Fox




Mariah Carey thyen rekord në Spotify







Rilindja e Ricky Martin!


