KreuCelebrity

Romina Power, rrëfim i rrallë për vajzën e zhdukur, Ylenia: E përjetonte keq popullaritetin tonë!

Romina Power, rrëfim i rrallë për vajzën e zhdukur, Ylenia:

 
E rikthyer nga një udhëtim në Indi, Romina Power tregoi për "Verissimo" momentin e lutjes në kujtim të vajzës së saj Ylenia Carrisi, e cila u zhduk në Neë Orleans të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 1994 dhe nuk u gjet më kurrë. "Për ditëlindjen e saj (që do të kishte ka qenë data 29 nëntor) hyra në një tempull, ndeza qirinj dhe meditova shumë”, thotë këngëtarja. Artistja italo-amerikane u shpreh se ndjen një lidhje të fortë me vajzën e saj të lindur në vitin 1970 nga martesa me Al Bano. “E ndjej brenda meje dhe nuk është domosdoshmërisht e trishtueshme, sepse gjithmonë ka shpresë”, thotë ajo. “Kur udhëtonim bashkë na merrnin për motra, ishim të afërta në moshë por edhe në shpirt”, shpjegon Romina.

Romina Power, rrëfim i rrallë për vajzën e zhdukur, Ylenia:

Sa për popullaritetin që arriti me ish-bashkëshortin e saj Al Bano, ajo shton: "Ylenia e përjetoi keq famën tonë, punonte në televizion me Mike Bongiorno-n, por sa herë dilte në video lutej që miqtë e saj të mos e shihnin".
Romina kujton natyrën “intelektuale” të vajzës së saj  e cila në momentin e zhdukjes ishte duke përfunduar studimet universitare. "Asaj i mungonte një provim për t'u diplomuar në Londër dhe shkruante shumë. Po mendoj t'i publikoj shkrimet e saj por ishte e rezervuar dhe nuk e di nëse do kjo gjë do t'i kishte pëlqyer", pranon këngëtarja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF