KreuCelebrity

A mund të besohet fuqia e manifestimit? Dua Lipa: Unë i imagjinoj gjërat dhe ndodhin vërtet!

A mund të besohet fuqia e manifestimit? Dua Lipa: Unë i imagjinoj

Manifestim u shpall fjala e vitit 2024 nga Cambridge Dictionary, dhe Dua Lipa ishte nje yjet e permendur si shkak per kete. Arritjet e saj vertet nuk kane te ndalur se fundi: Vetëm në këtë vit ajo publikoi albumin e saj të tretë në studio, Radical Optimism dhe nisi turneun e saj më të madh global deri tani.

A mund të besohet fuqia e manifestimit? Dua Lipa: Unë i imagjinoj

“Sinqerisht ka qenë viti më i mirë i jetës sime. Unë kam bërë gjëra që kam dashur t’i bëj për kaq shumë kohë,” tha Lipa për Billboard U.K. “Ka ardhur një moment në vit ku unë po mendoja, ‘Më duhet të ulem dhe të shkruaj disa ëndrra të reja dhe plane të reja dhe gjëra të tjera që doja të bëja’”, thotë ajo.

Dua flet për manifestimin, idenë se duhet të imagjinojë qëllimet dhe arritjet e saj më të mëdha që ato të bëhen realitet. Në fakt, përdorimi i fjalës nga Lipa kontribuoi që Fjalori i Kembrixhit të emëronte “manifestimin” si fjala e vitit. Megjithatë, ajo po e mban sekret atë që ka më pas në axhendë. “Nuk mund t’ju them vërtet, pasi ato duhet të jenë sekret për t’u bërë realitet…” theksoi artistja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF