KreuCelebrity

Tinka Kurti feston 92-vjetorin: urimi i veçantë i Raimonda Bulkut!

Tinka Kurti feston 92-vjetorin: urimi i veçantë i Raimonda Bulkut!

Aktorja e madhe e kinematografisë shqiptare Tinka Kurti feston sot 92-vjetorin e lindjes.  

Një urim të veçantë ajo ka marrë edhe nga aktorja Raimonda Bulku, e cila krah një foto të bukur në rrjetet e saj sociale ku ato shihen së bashku, ajo shkruan, “E dashur Tinka të uroj jetë me shëndet të mirë! Respekt për vlerën tënde në artin shqiptar”.

Tinka Kurti feston 92-vjetorin: urimi i veçantë i Raimonda Bulkut!

Tinka Kurti ka lindur më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë të Bosnjës, nga një baba shqiptar me origjinë nga Dukagjini i Shkodrës dhe nga një nënë hungareze.

Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi.

Kurti ka interpretuar edhe në kinema, në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë shqiptar të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF