Mjaftoi nje lyerje e thjeshte flokesh dhe make up, qe kengetarja e famshme shqiptare Parashqevi Simaku te rikthehej në një formë të re, plot dinjitet dhe elegancë, duke tërhequr admirimin e publikut. Imazhi i ri i saj u publikua në faqen e biznesmenit Elton Ilirjani, i cili është angazhuar për të risjellë në vëmendje një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare. Së fundmi, Ilirjani ndau një video emocionuese, ku Parashqevi Simaku duket e kuruar me finesë dhe elegancë.
Këngëtarja shihet duke përqafuar dhe puthur flamurin kombëtar, një moment që reflekton dashurinë dhe respektin që vazhdon të ketë për vendin dhe trashëgiminë e saj. Në një tjetër postim, Ilirjani shoqëron pamjet me një mesazh të veçantë nga Simaku: “Parashqevi Simaku falënderon veçanërisht Kryetarin e Bashkisë Kavajë! Dhe ajo thotë: Zoti ju bekoftë! Inshalla shihemi së shpejti.”
Ky rikthim emocionues ka prekur zemrat e shumë njerëzve, duke dëshmuar fuqinë e artit dhe kujdesit kolektiv ndaj ikonave kombëtare.