Në prag të nisjes së “Big Brother VIP”, Sara Hoxha ka bërë një postim në rrjetin e saj social Instagram, ku ka publikuar momente tejet të bukura, ka shkruar edhe një mesazh, duke falënderuar këdo që është pjesë e skuadrës së madhe.
Ajo thekson se një njeri i vetëm nuk mund të bëjë asgjë, ndaj ajo ndihet krenare për sistemin e punës që kanë krijuar, i cili i rezistoi kohës, sfidave dhe atyre që lanë anijen rrugës, referuar kjo mesa duket Arbana Osmanit e cila ishte autore dhe prezantuese e këtij formati dy edicionet e para.
-
Për herë të parë në UA, Manjola Nallbani sjell muzikalin “Mamma mia”!
19 Dhjetor, 10:14
“Çdo gjë që ja dua vetes, nuk e njihja derisa jeta më hodhi në anën tjetër të rehatisë dhe zgjidhja e vetme ishte ta përballoja me punë. Ajo që mësova është se një njeri, i vetëm, nuk mund të bëjë asgjë. Ndaj jam krenare i një sistemi pune që i rezistoi kohës, sfidave, dhe atyre që lanë anijen rrugës.
Rezultati i punës sime, nuk jam vetëm unë, me mua është një skuadër e madhe që dashuron atë që bën. Kjo duket në çdo copëz të prodhimit, çdo filmim, këngë, emocion e përqafim të dhënë. Edhe pse mund të duket e lehtë, nuk do të thotë që nuk kemi sakrifikuar ditë të tëra, mbledhje të gjata sfilitëse për të arritur madhështinë. Nëse do ishte e thjeshtë do e bënte kushdo.
Mirënjohëse për të gjithë ju, e dini kush jeni❤”, ka shkruar Sara.
View this post on Instagram