Moderatorja e njohur Valbona Mhilli është bërë pjesë e kastit të Big Brother VIP 4.
Valbona hyri në shtëpi plot buzëqeshje dhe optimizëm, megjithëse tha se nuk shpreson që aty brenda të gjejë dashurinë, ndonëse është single.
Si shumë artistë të tjerë dhe Valbona përpara se të futej në shtëpinë më të famshme, në një intervistë për Bordo e pyetur nëse do të bëhej pjesë e BBV është shprehur se nuk do ta bënte dot.
Një nga arsyet se pse moderatorja shprehet se nuk mund të bëhej pjesë ishte lidhja e ngushtë që ka me familjarët e saj.
https://www.instagram.com/reel/DD21p0itC5w/?igsh=MWF4dDNieWdxcWM5dw==
Duket se këtë vështirësi e ka kaluar dhe është bërë pjesë e kësaj eksperience të re për të.
Ajo ka qenë pjesë e emisioneve të njohura në televizionet shqiptare, për vite të tëra, por së fundmi mbahet mend për shkarkimin nga “RTSH”, për shkak të një lapsusi gjatë emisionit të mëngjesit.



















