KreuCelebrity

Parashqevia nuk fajëson ish-bashkëshortin: Djalin s`e ka shtyrë ai, dy-tre shqiptarë ma shkatërruan jetën!

Parashqevia nuk fajëson ish-bashkëshortin: Djalin s`e ka shtyrë

Biznesmeni Elton Ilirjani rrefeu me heret në “Top Story” bisedat me Parashqevi Simakun. “Parashqevia nuk është sëmurë. Një mik i saj madje ka thënë lëre aty ku është. Këta emra do i them në vendin ku duhet. Ajo flet me veten, unë një ditë e dëgjova. Thoshte të iki të fshihem se vjen më mban peng si… dhe më thoshte emrin e një miss-i shqiptar. Unë nuk e di kush është kjo miss-i. Ky rast duhet të ekzaminohet. Nuk gënjen ajo”, u shpreh modeli. Ilirjani shtoi se këngëtarja ka vlerësim për Robertin, ish bashkëshortin e saj, por se përgjegjës për çfarë i ka ndodhur, bën disa njerëz në Tiranë.

“Më ka thënë tri të vërteta: ajo më ka thënë që Roberti nuk i ka bërë keq. Po ta pyesësh sot, do thotë fjalët më të mira për Robertin, nuk e thotë që ai më ka ndarë nga djali. Thotë “mbaroi dhe kaq”. E kam pyetur pse nuk je me Robertin? Më tha më kanë shkatërruar jetën. Mendoj se Parashqevia është viktimë e xhelozisë së një ikone të madhe siç ishte ajo. Si ka mundësi që nuk funksionoi martesa e tyre? Nuk mendoj se mund të fajësojmë Robertin. Parashqevia më tha dje “Luka do më përgjigjet nesër nëse ti e merr në telefon”. Unë e di që Roberti mua më do, e di që Robertin e godasin. Ka njerëz në Tiranë që dua të jem vetëm. Roberti nuk e ka ndalur të birin, ndoshta nuk i ka thënë shko, por nuk e ka ndalur.

Parashqevia më ka thënë troç “dëgjoni Parashqevinë para se të thoni se Roberti është i keq”. Çfarë faji ka Roberti apo gruaja e tij e re? Çfarë faji ka Luka kur nuk i është thënë asgjë për nënën e tij?”.
“Më ka thënë që shqiptarë më kanë shkatërruar jetën, dy tre emra që janë në Tiranë. Janë përpjekur që ajo të dështojë si në Neë York dhe Hollivud. Unë e besoj Parashqevinë. Më tha ‘nuk do iki’ dhe nuk do iki. Kishin thënë që nuk do familjarët, ajo nisi të qante kur filloi të flasë. Të gjithë e kishin bërë që ishte e droguar, ajo nuk ishte e droguar”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF