Miqesia e Jonida Maliqit dhe Elvana Gjates duket ka pesuar nje krisje te re: Dy nga artistet më të njohura shqiptare, kanë patur një raport të mirë miqësor bashkë. Por, duket se kohët e fundit diçka ka ndryshuar. Gjatë edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës, tensioni mes dy këngëtareve ishte i dukshëm dhe u pasqyrua në disa momente të veçanta. Sidomos mimikat e të dyja këngëtareve pas votimit "shpalosen" relaten e tensionuar mes artisteve.
Një nga momentet më të përfolura ishte kur Jonida Maliqi i dha vendin e tretë Elvanës, një vendim që dukshëm krijoi një atmosferë të ngarkuar mes tyre. Mimikat e të dyja këngëtareve në atë moment flisnin më shumë se fjalët.
Ky incident ndezi një valë diskutimesh në mediat sociale dhe ndër fansat e dy këngëtareve. Shumë prej tyre spekulojnë se miqësia e dikurshme mes Jonidës dhe Elvanës mund të jetë prishur për shkak të konkurrencës në skenën muzikore, një fenomen i zakonshëm në botën e artit.
Jonida Maliqi shprehur hapur mbështetjen për Arilena Arën dhe pjesmarrjen e saj në Eurovizion, pasi kjo e fundit mundi në Fest ‘58 Elvana Gjaten, e cila u rendit në vendin e dytë.



















