KreuCelebrity

Vetëm dy vjet martesë, nisin telashet për këngëtaren e njohur!

Vetëm dy vjet martesë, nisin telashet për këngëtaren e

Gwen Stefani nuk do ta presë në krahët e të shoqit, Blake Shelton orën 12, që shënon dhe mbërritjen e vitit të ri 2024. Këngëtarja këtë e njoftoi vetë. Cifti që lidhi kurorë në vitin 2021, rrëfeu se detyrimet e punës do t`i mbajmë larg njëri-tjetrit në atë moment të rëndësishëm sidomos për një familje.   

Vetëm dy vjet martesë, nisin telashet për këngëtaren e

Por fansat druhen se në fakt, mes dyshes kanë nisur problemet, edhe pse nuk kanë vecse dy vjet të martuar.  Nga fundi i nëntorit, këngëtarja e muzikës pop ndau një klip të shkurtër të saj me partnerin, në të cilin shiheshin duke ndezur një zjarr e duke gatuar pica së bashku në fermën e tyre në Oklahoma. Por komentet në rrjetet sociale treguan se ndjekësit kishin mendime të ndyrshme lidhur me marrëdhënien e ciftit, madje disa pretendonin se Gwen, në të vërtetë, nuk përshtatet dot me jetën e Blake në fshat. 

Vetëm dy vjet martesë, nisin telashet për këngëtaren e

"Duket sikur ajo është përshtatur më shumë me stilin e jetës së tij sesa ai me të sajën. Nuk e di, “ shkruante një fans i shqetësuar. Një tjetër ndjekës pohonte: "Këta 2 nuk shkojnë fare bashkë! Ky është mendimi im!!!!" 

Vetëm dy vjet martesë, nisin telashet për këngëtaren e

"Ajo ka qenë një vajzë “ glam”. Tani, është bërë e zakonshme fare”, ishte një koment tjetër.  

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF