KreuCelebrity

Xhemi feston ditëlindjen, mikesha e ngushtë Arbana Osmani e surprizon në mesnatë!

Xhemi feston ditëlindjen, mikesha e ngushtë Arbana Osmani e surprizon

Xhemi Shehu feston sot ditën e saj të lindjes dhe me të shkuar ora 00:00 sapo data 4 Janar ‘kërceu pragun’ në derën e shtëpisë së moderatores për ta surprizuar trokiti mikesha e saj më e ngushtë Arbana Osmani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Së bashku me partnerin Eduart Grishaj, Arbana me një dhuratë në dorë e uroi e para Chemin e saj për ditëlindjen, duke ndarë videon me ndjekësit në instagram. Ky është një ritual i përvitshëm mes mikeshash, e megjithatë efekti surprizë është gjithmonë i bukur për Xhemi Shehun.

“Më kujtohet edhe vjet që erdhi menjëherë pas Big Brother…Kishte bërë gjithë atë program dhe erdhi më uroi pas mesnate”; tha Xhemi në video, ndërsa me t’u përmendur Big Brother, Arbana Osmani reagoi duke i thënë Xhemit të mos i ngatërrojë njerëzit, të cilët ende e kanë të vështirë ta pranojnë mungesën e Arbanës në edicionin e këtij viti të Big Brother VIP që nis me 13 janar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF