KreuCelebrity

Zakon i vjetër! Ish-i i Kanye West: Më shtynte të vishesha shumë seksi!

Zakon i vjetër! Ish-i i Kanye West: Më shtynte të vishesha

Reperja dhe modelja amerikane Amber Rose ka rënë në sy edhe për pamjen e saj sensuale dhe provokuese. Por ajo cuditi së fundi me pohimin se kishte dashur kurrë të njihej për seksualitetin e saj, megjithatë ish-i Kanye West kishte plane të tjera për të. Gjatë episodit të së enjtes në "Just B with Bethenny Frankel", modelja pretendoi se reperi i "Heartless" e shtyu atë të vishej shumë seksi gjatë lidhjes së tyre.

Zakon i vjetër! Ish-i i Kanye West: Më shtynte të vishesha

Rose tha se ajo u shndërrua në këtë lloj vajze sexpot pasi u bë e famshme ndërsa ishte në lidhje me West. “Kjo ishte lidhja ime e parë me një personazh të famshëm, por edhe në sy të publikut,” shpjegoi ajo. “Ai di shumë për modën dhe gjithmonë ka dashur që unë të vishem shumë seksi.”  Me tej shtoi se kur u përpoq të shkonte kundër dëshirave të Kanye, u ndesh shpesh me reagimin e ashpër të tij. Modelja pohoi se mërzitet tani kur hedh vështrimin pas dhe vitet e saj të hershme në qendër të vëmendjes dhe të gjitha gjërat që duhej të sakrifikonte. West ka një histori të gjatë të veshjes së femrave me të cilat shoqërohet, nga Rose te ish-gruaja Kim Kardashian dhe tani gruaja e tij e re, Bianca Censori, të cilën duket sikur e ka kthyer praktikisht në "manekinin e tij" që e vesh si të dojë.

Zakon i vjetër! Ish-i i Kanye West: Më shtynte të vishesha

Sidoqoftë, nje person i afërt me çiftin tha së fundmi se Censori është plotësisht e gatshme për veshjet provokuese.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF