KreuCelebrity

Zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta së Sinéad O’Connor!

Zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta së Sinéad O’Connor!

Këngëtarja e “Nothing Compares 2 U” Sinéad O’Connor u nda nga jeta në korrik 2023, vetëm disa ditë pasi anuloi të gjitha koncertet e saj muzikore për t’u kujdesur për “shëndetin e saj” pas vdekjes së djalit të saj 17-vjeçar, Shane, i cili u vetëvra në janar 2022 pasi u arratis nga spitali.

Së fundmi është zbuluar se Sinéad O’Connor, 56 vjeçe, ndërroi jetë si pasojë e shkaqeve natyrore. “Kjo është për të konfirmuar se zonja O’Connor vdiq nga shkaqe natyrore", njoftoi të martën një zëdhënës i Gjykatës Coroner’s Southwark në Londër.

Zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta së Sinéad O’Connor!

Pas vdekjes së parakohshme të O’Connor, policia njoftoi se artistja ishte gjetur “pa ndjenja” në një apartament në Londër.

Familja e saj gjithashtu lëshoi një deklaratë në atë kohë, duke thënë: “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Sinéad-it tonë të dashur. Familja dhe miqtë e saj janë të shkatërruar dhe kanë kërkuar privatësi në këtë kohë shumë të vështirë”.

Zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta së Sinéad O’Connor!

Kujtojmë që Sinéad bëri paraqitjen e saj të fundit publike në mars 2023 në RTÉ Choice Music Prize, ku dukej e lumtur dhe e shëndetshme teksa pranoi çmimin për "Albumin më të mirë klasik irlandez".

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF