KreuFashion

Armani: Moda ime ndryshe nga të tjerët, i përshtatet fytyrave femërore!

 

"Unë jam unë, të tjerët janë të tjerët": Kaq thjeshtë e shpjegoi stilisti me famë botërore Giorgio Armani në konferencën e tij për shtyp shfaqjen e "luleve të dimrit” të vendosura kudo në koleksionin e tij, sipas modacorriere.it. ”Kur krijoj përmes modës sime gjithmonë mendoj për femrat që mund t’i takoj kudo dhe jo mes eksitimit intelektual dhe seksual. Unë mendoj për gratë në përputhje me fytyrat e tyre. Ne vazhdojmë t’i pranojmë të gjithë, por unë nuk jam aty. Jam lodhur duke parë vajza të çmendura duke ecur me të brendshme në rrugën ‘Montenapoleone’ në Milano. Gratë janë shndërruar në një objekt dëshire dhe nëse janë 50 për qind e meshkujve që i duan kështu, janë 50 të tjerë që thonë jo”, u shpreh stilisti i madh.

Armani: Moda ime ndryshe nga të tjerët, i përshtatet fytyrave

”Nëse çdo gjë funksionon, atëherë e urrej termin modë, do të doja që të hiqej”, vazhdoi ai. Gazetari i huaj i cili e pyeti në mënyrë polemike për Giorgia Melonin iu përgjigj se ”ajo ka dy elementë të rëndësishëm që nuk i ka, por është sikur t’i kishte”.

Armani: Moda ime ndryshe nga të tjerët, i përshtatet fytyrave

”Dhe pastaj nuk jam aq kompetent për politikën dhe strategjitë që ajo zbaton. Më mërzit ndonjëherë ta shoh atë kaq të vogël në Europë, mes kaq shumë zotërinjve elegantë, si statuja, dhe atë, atje, me xhaketën e saj. Ajo ka një fytyrë të bukur gjithsesi”, tha Armani. ”Bëj të njëjtat përpjekje si kur e nisa këtë mision. Zgjodha të ecja përpara dhe të vishja burra dhe gra me xhaketat e mia”, shton ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF