Fustani xhaketë sportiv është fustani pa të cilin nuk bëjmë dot këtë dimër. I rafinuar dhe elegant, ky model quhet kështu sepse të kujton xhaketën klasike dhe sot është kthyer në modelin ‘must have’ për të gjithë të apasionuarit e modës.
Me një bel të theksuar, fustanet xhaketë sportive i përshtaten vërtet të gjithëve. Për sezonin e ftohtë, markat i ofrojnë me ngjyra të ndryshme: më elegante në nuanca neutrale, si bezha dhe e bardha, megjithëse variantet e zeza dhe nuancat e blusë, mbeten ato që na fitojnë zemrat.
Megjithatë nuk mungojnë as propozimet me ngjyra të ndezura dhe të guximshme si ajo rozë, perfekte për ata që duan të guxojnë pak më shumë duke luajtur me ngjyra të forta dhe të gjalla.
Zgjidhni modelin e fustanit xhaketë sportive që i përshtatet më së miri shijes dhe stilit tuaj. Do të jetë veshja perfekte për t'ju bërë gjithmonë të ndiheni gjithë stil..
-
Këto janë dy zonjat e preferuara (dhe më të bukurat) për Ledion Liçon!
22 Dhjetor, 12:46
Për t'ju ndihmuar të zgjidhni modelin e duhur, ne kemi përzgjedhur modele super cool nga propozimet më interesante të momentit.