Është ndoshta aksesori më mashkullor (nëse mund ta quash kështu), por që tani po mbahet gjithnjë e më shumë edhe nga femrat. Këtë sezon, pasarelat e modës në Paris, Milano apo Nju Jork, vërtet që u pushtuan nga kravata, duke bërë që shumë të marrin frymëzim nga shtëpi të mëdha mode si Valentino, Dior apo Dolce&Gabbana.
Nëse 2023 ishte viti i femrës “super koketë”, 2024-ta tashmë po formohet me diçka pak më të çuditshme. Mënyra më e fundit se si vajzat e modës po e plotësojnë stilin e tyre me një prekje “shkollore”? Kravata klasike. Po nuk bëhet fjalë për kravatën që babai juaj mbante në zyrë. Versioni i 2024-ës është klas, plot tension dhe, guxojmë të themi, seksi.