Mosmarrëveshjet janë hedhur pas krahëve dhe duket se Nicola Peltz tani po kuptohet më së miri me vjehrrën e saj të famshme, Victoria Beckham. Dhe një nga mënyrat për ta bërë këtë duket se ka qenë përmes modës. Mes spekulimeve se modelja do të jetë pjesë e pasarelës në ‘Javën e Modës’ në Paris ku do të sfilojë për Victorian, Nicola e martuar me djalin e stilistes, Brooklyn, u shfaq së fundi me një nga veshjet ikonike të vjehrrës.
Aktorja dhe modelja u shfaq me xhaketën elegante të lëkurës ‘Dolce & Gabanna’, e cila ishte saktësisht e njëjta e veshur nga Victoria në vitin 2001. Xhaketa motorrike e veshur nga Victoria fillimisht kushtonte 965 paund, megjithatë çmimi është 7-fishuar dhe janë në shitje momentalisht për 7,800 paund.
29 vjecarja e kombinoi xhaketën ikonike me një palë xhinse blu dhe çizme të zeza me taka. Teksa shëtiste me bashkëshortin 24 vjeç, i cili kishte veshur një xhup të frymëzuar nga “Le Coq Sportif”. Victoria po ashtu e mbajti me xhinse 22 vjet më parë, dhe dukej shumë bukur!