KreuFashion

TOUCH OF GLOW! Prezantohet në COIN Beauty, “Clinique Moisture Surge”!

 

TOUCH OF GLOW! Prezantohet në COIN Beauty, “Clinique MoistureTOUCH OF GLOW! Prezantohet në COIN Beauty, “Clinique Moisture

Një prekje “magjike”, një fytyrë me shkëlqim dhe e hidratuar është misioni i serumit Clinique Moisture Surge Active Glow, i cili u prezantua në një minievent në departamentin e bukurisë në Coin, ku të ftuara ishin vajza dhe zonja, që kujdesin për lëkurën e kanë pjesë të stilit të tyre të jetesës. Prezantimi nga profesionistët e fushës u konkretizua, duke u aplikuar dhe testuar në kohë reale mes të ftuarve, duke e bërë më të prekshme produktin e ri. 

“Clinique Moisture Surge Active Glow” është një serum hidratues dhe eksfoliues i projektuar për të ofruar një shkëlqim të menjëhershëm dhe të vazhdueshëm, i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Përmban 5% acid laktik, i cili eksfolion butësisht lëkurën, duke nxitur rigjenerimin e qelizave për një pamje më të lëmuar dhe më të ndritshme. Kjo ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura nga lëkura dhe rrit përthithjen e produkteve të tjera të kujdesit për lëkurën. Për të gjithë kureshtarët, COIN Beauty ju mirëpret!