BORDO është një revistë dedikuar 100 përqind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit. BORDO stream është faqja e kanalit zyrtar të BORDO në youtube, ku mund të gjeni intervistat ekskluzive të personazheve të njohur shqiptar, por jo vetëm.
Tashmë kanë nisur xhirimet e filmit, "Golden Brothers 2" e për këtë producenti dhe aktori Drilon Hoxha ka treguar disa sekrete nga filmi i dytë ekskluzivisht për BORDO. Driloni ka zbuluar se në këtë film të dytë do jenë pjesë e kastit të aktorëve, Laert Vasili, Renee Refo, Eva Alika etj.
BORDO: Sa kohë keni punuar për filmin që ju jeni duke xhiruar tani?
Driloni: Nuk mendoj se ka një kohë të caktuar. Varet si do qejfi i filmit them unë. Me këtë flas nga eksperienca që kam, ka pasur filma që mund të na është dashur 6 muaj për t'u përgatitur për të qenë gati për të xhiruar dhe është dashur një vit gjithsej për t'u bërë film. Ka pasur edhe projekt që mund të është bërë për 1 muaj është bërë gjithë skenari përgatitje dhe në 3 muaj ëshë është mbyllur gjithë filmi. Varet edhe se si vijnë gjërat. Se unë them gjithmonë asnjë gjë nuk bëhet me dhunë sa duhet bërë, duhet të vijë natyrshëm.
BORDO: Sa ke mbajtur nga kasti që ke pasur tek njëshi?
Driloni: Tek njëshi është Sokol Angjeli që ishte do të thoja ai ishte filmi të cilin e përshëndes në mënyrën se si e loz hallin Koli, me këta dy vëllezër që i loz unë në film. Okay s'do të flisja për veten se si i kam bërë rolet por do të thoja që Koli kishte me vërtetë personazh që jo çdo njeri mund ta luajë kollaj. Ndoshta të fortin dhe këta bosat mund të luhen kollaj por një hallexhi duhet me vërtetë ta lodhësh sepse do të futesh në botën e personazhit. Unë i thoja Kolit ti dhe flokët i ke me halle te filmi domethënë aq bukur ishte futur, tek dyshi Koli është pa diskutim, jam unë. Kemi personazhe të rinj që do t'i shohim në film është Eva Alika, Laert Vasili ka shumë personazhe të tjerë. Kemi Krisën, kemi Renen, janë dhe disa personazhe që nuk duhet t'i themi të gjithë por këta janë pjesë e e filmit Golden Brothers 2.
BORDO: Sa merr ti nga përditshmëria?
Driloni: Nuk po them 99 se do thonë njerëzit yyy… por po them 90% të jetës së përditshme që na rrethon. Unë shoh situata qoftë edhe një situatë që mund të ndodhi tani në këto momente që ne po bëjmë këtë intervistë mund ta marr e vë pjesë të filmit tim. Dua gjëra jetësore dua gjëra që me vërtetë preken dhe jetohen nga njerëzit. Sigurisht që dhe fantazinë duhet ta fusim për të lidhur për t'i bërë në një skenar që të jetë brenda llogjikës që duam. Po përdor shumë nga pjesa e jetës situata në film.
Përgatiti: Libera Resulaj



















