KreuCelebrity

Misteri i vrasjes së Lana Turner, ikonës së parë seksi të Hollywood-it!

E lindur më 8 shkurt 1921 në Idaho, si Julia Jean Turner, ajo erdhi në jetë në një familje të varfër punëtore. Fëmijëria e saj u trondit nga një tragjedi e dhimbshme: babai u vra brutalisht pas një loje fati. E rritur në kushte të vështira, mes mungesash, zhvendosjesh të vazhdueshme dhe përjetimesh të dhimbshme, Lana gjeti njëfarë shpëtimi në shkëlqimin iluziv të Los Anxhelosit. Aty, në moshën vetëm 16-vjeçare, u zbulua rastësisht në një lokal nga një redaktor i “Hollywood Reporter”. Brenda një kohe të shkurtër, ajo u bë një nga yjet më të ndritshëm të studios MGM, duke fituar miliona falë bukurisë joshëse dhe talentit të saj natyral.

Roli i saj si femme fatale në filmin noir “The Postman Always Rings Twice” (1946) e shndërroi Lana Turnerin në një ikonë të padiskutueshme të erotizmit në ekranin e madh. Me flokët e argjendtë, lëkurën si fildish dhe një shikim që të linte pa frymë, ajo jo vetëm magjepste audiencën, por vendoste në provë edhe bashkëaktorët më të njohur të epokës.

Misteri i vrasjes së Lana Turner, ikonës së parë seksi

Megjithatë, jeta private e Lana Turnerit ishte po aq e trazuar dhe dramatike sa rolet që luante në ekran. Ajo u martua tetë herë dhe u përfshi në lidhje shpesh të turbullta e të pasionuara. Skandali më i madh shpërtheu në vitin 1958, kur i dashuri i saj, gangsteri Johnny Stompanato, u vra me thikë nga vajza e saj 14-vjeçare, Cheryl. Edhe pse gjykata e shpalli vajzën të pafajshme, duke e cilësuar veprimin si vetëmbrojtje, ajo natë mbeti e mbështjellë me mister, dhe dyshimet rreth asaj që ndodhi vërtet nuk janë shuar asnjëherë.

 

Misteri i vrasjes së Lana Turner, ikonës së parë seksi

 

Lana Turner nuk u thye kurrë. Ajo vazhdoi të shkëlqente në role të suksesshme, përfshirë filmin “Peyton Place”, që i solli një nominim për Oscar, si dhe “Imitation of Life”. Mbetej një figurë komplekse, një grua që i mbijetoi sfidave të Hollivudit, duke jetuar gjithmonë në ekuilibrin delikat mes lavdisë dhe skandaleve.

Misteri i vrasjes së Lana Turner, ikonës së parë seksi

Turner ndërroi jetë në vitin 1995, në moshën 74-vjeçare, si pasojë e kancerit. Ndërsa karriera e saj u ngrit nga një industri filmash e fuqishme, ajo kishte gjithçka për të qenë një idhull i vërtetë: një histori që nisi si përralla e “Hirushes” dhe përfundoi duke u bërë një legjendë e përjetshme amerikane.