Prej disa ditësh, në rrjetet sociale kanë qarkulluar aludime për një ndarje të mundshme mes këngëtares së njohur Fifi dhe partnerit të saj, Adis Patushi. Shkak për këto aludime është bërë fshirja e disa fotografive të përbashkëta të çiftit nga profilet e tyre në rrjetet sociale, një veprim që ka ngjallur dyshime nga ndjekësit e tyre.
Megjithatë, burime të afërta me çiftin kanë mohuar kategorikisht thashethemet për ndarje. Sipas tyre, marrëdhënia mes Fifit dhe Adisit vazhdon normalisht, ndërsa vendimi për të hequr disa postime është thjesht një zgjedhje personale që lidhet me dëshirën për më shumë privatësi.
Aktualisht, si Fifi ashtu edhe Adisi janë të përqendruar në angazhimet e tyre në projekte të rëndësishme profesionale që po zhvillojnë paralelisht. Fifi dhe Adisi vazhdojnë të jenë bashkë, duke zgjedhur një mënyrë më të qetë për ta jetuar lidhjen e tyre, larg syrit të publikut.
-
Horoskopi ditor, e hënë 30 qershor 2025
30 Qershor, 09:18 -
Motra e Aurela Gaçes rrëfen historinë prekëse të largimit nga Shqipëria
29 Qershor, 21:15



















