KreuCelebrity

Kylie Jenner konkurron nusen, ngjyra e funstanit mund të ketë zemëruar Lauren Sanchez!

 

Kylie tërhoqi vëmendjen me një fustan elegant, krijim i stilistes turko-britanike Dilara Findikoglu, një zgjedhje që ndezi menjëherë debat në rrjet për një arsye të njohur: dukej tepër i bardhë.

Fustani, me korse të ngushtë, fjongo të zeza dhe një siluetë të hollë e të rafinuar, u cilësua nga shumë ndjekës si një shkelje e etikës së të ftuarve në dasma. Sipas normave të pashkruara, të veshësh të bardhë në dasmën e dikujt tjetër është një “jo” e madhe. Megjithatë, një zëdhënës i stilistes sqaroi për Page Six Style se fustani nuk ishte në të vërtetë i bardhë, por “blu akulli”, një nuancë që, nën ndriçimin e caktuar ose në foto/video, mund të duket lehtësisht si e bardhë.

Kylie u fotografua teksa dilte nga Pallati Gritti me motrën e saj Kendall, e zbukuruar me vathë diamanti prej 33 karatësh dhe një unazë madhështore prej 25 karatësh, një paraqitje që i shtoi edhe më shumë shkëlqim momentit.

Familja Kardashian mbërriti në qytetin e lagunës më 26 qershor për të marrë pjesë në dasmën tre-ditore të miliarderit të Amazonës dhe partneres së tij, Lauren Sanchez, e cila një ditë më pas u shfaq me një kostum të bardhë klasik nga Dior, shall Hermès dhe syze Tom Ford. Debati mund të vazhdojë, por një gjë mbetet e padiskutueshme: Kylie Jenner di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen,qoftë me dashje, qoftë jo.