KreuCelebrity

Zbulohet shifra marramendëse, ja sa ka kushtuar dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez!

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i thanë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore në qytetin piktoresk të Venecias, të premten. Fotografitë e para nga kjo ngjarje romantike tashmë janë publikuar, ku Sánchez shfaqet duke ecur drejt altarit me një fustan të gjatë, elegant dhe me mëngë prej dantelle, krijuar nga Dolce & Gabbana. Fustani, i realizuar me një korse të ngushtë në bel, kishte jakë të lartë dhe ishte zbukuruar me kopsa që zbrisnin nga qafa deri në fund, duke përfunduar me një fund të frymëzuar nga stili sirenë.

Në fakt, Page Six mëson se fundjava tre-ditore e dasmës, e organizuar nga planifikuesit e dasmës së George dhe Amal Clooney-t, pritet të ketë kushtuar rreth 50 milionë dollarë. Thuhet se çifti i siguroi pothuajse të gjitha produktet e dasmës nga tregtarët vendas të Venecias, duke përfshirë pastiçerinë më të vjetër të qytetit, Rosa Salva, si dhe punuesin e famshëm të qelqit Murano, Laguna B.

Para ditës së madhe, Bezos dhe ish-prezantuesja e lajmeve, të cilët kishin marrë me qira të gjithë hotelin Aman Venice për qëndrimin e tyre — organizuan një festë mirëseardhjeje luksoze në kishën Madonna dell’Orto, e cila përfundoi më herët për shkak të një stuhie.