KreuCelebrity

Motra e Aurela Gaçes rrëfen historinë prekëse të largimit nga Shqipëria

Motra e Aurela Gaçes rrëfen historinë prekëse të
Motra e artistes së njohur Aurela Gaçe ndan një rrëfim të sinqertë dhe tejet emocional për ndarjen e parë nga familja dhe, më shumë se gjithçka, nga motra e saj.

“Po e mbyll me një histori, detajet e së cilës ti nuk i di,” – nis ajo me një zë që mban brenda emocione të mbledhura prej vitesh. Rrëfimi flet për një moment të rëndësishëm në jetën e saj: largimin nga Shqipëria në moshën 15-vjeçare, për të nisur një jetë të re në Amerikë.

Pasagjere e vetme, me një biletë në dorë dhe ëndrra të paformësuara, ndalesa e saj e parë ishte Budapesti. Pas mbërritjes në hotel, ajo telefonoi familjen për t’i siguruar se ishte mirë. Por në zërin e Aurelës kuptoi diçka më shumë: lot, mall, dhimbje.

“Ti nuk e di, por atë natë kam fjetur me rrobat me të cilat jam nisur nga Tirana,” – tregon ajo, – “sepse mendoja që ndoshta do kthehesha. Budapesti ishte ende afër. Por e dija që, po të kaloja oqeanin dhe të mbërrija në Amerikë, nuk do dija kur do t’ju shihja më. Sidomos ty.”

Në fund të fjalës së saj, vjen një mesazh që përmbledh thelbin e lidhjes mes tyre:

“Jemi dy anë të ndryshme të së njëjtës monedhë. Dhe lidhja jonë është e pathyeshme. Të dua pafund.”