KreuCelebrity

21 vjeç dhe boton romanin e 3-të, kush është Sindi Tona?!

21 vjeç dhe boton romanin e 3-të, kush është Sindi Tona?!
Në një kohë kur teknologjia dhe rrjetet sociale zënë gjithnjë e më shumë hapësirë në jetën e të rinjve, ka ende zëra që zgjedhin të shprehin shpirtin dhe mendjen përmes fjalës së shkruar. Një ndër ta është Sindi Tona, vajza e artistes së njohur Manjola Nallbani, e cila vetëm 21 vjeçe ka botuar tashmë roman-in e saj të tretë!

21 vjeç dhe boton romanin e 3-të, kush është Sindi Tona?!
Romani më i fundit, me titullin “Pas dyerve të Parisit”, vjen pas dy librave të saj të mëparshëm: “Njësoj të ndryshëm” dhe “Lundrimi përmes detit të kaltër” – një përmbledhje me kuriozitete të vlefshme që u mirëprit nga lexuesit e rinj.

21 vjeç dhe boton romanin e 3-të, kush është Sindi Tona?!
Manjola Nallbani, përmes një postimi emocionues në Instagram, shpreh krenarinë për vajzën e saj, duke treguar se gjithmonë i ka ushqyer me dashurinë për librat dhe shkrimtarët e mëdhenj. Ajo thekson rëndësinë e ruajtjes së pasurisë shpirtërore në një kohë kur gjithçka po shkon drejt së “artificiales”, ku teknologjia dhe inteligjenca artificiale po zëvendësojnë ndjeshmërinë njerëzore.

21 vjeç dhe boton romanin e 3-të, kush është Sindi Tona?!
“Mos u dekurajoni pse jetoni në një kohë ku ‘kungulli’ shitet më shumë dhe më shtrenjtë se libri,” – shkruan artistja, duke përgëzuar Sindin dhe të rinjtë si ajo që zgjedhin të krijojnë diçka me vlerë për shoqërinë.

21 vjeç dhe boton romanin e 3-të, kush është Sindi Tona?!
Sindi Tona është një shembull frymëzimi se si pasioni, përkushtimi dhe dashuria për dijen nuk dalin kurrë nga moda. Me tre libra të botuar në moshë kaq të re, ajo dëshmon se arti i të shkruarit është ende i gjallë dhe fuqishëm i nevojshëm.