KreuCelebrity

Vajza bie aksidentalisht nga anija e Disney-t, babai hidhet mes dallgëve për ta shpëtuar!

Vajza bie aksidentalisht nga anija e Disney-t, babai hidhet mes dallgëve

Një udhëtim me anije në Disney per pak u shnderrua ne tragjedi, kur një baba u hodh nga deti për të shpëtuar vajzën e tij të vogël pasi ajo ra nga kuverta. Incidenti ndodhi teksa anija turistike Disney Dream po përfundonte një udhëtim katër-netësh drejt Bahamas dhe po kthehej në Fort Lauderdale të Floridës.

Dëshmitarët okularë thanë se vajza e vogël ra aksidentalisht nga kuverta dhe i ati u leshua ne det menjëherë pas saj. Pak çaste më vonë, pasagjerët dëgjuan një njoftim urgjent në altoparlant: “Burrë jashtë bordit, në anën e majtë!”

Sipas një postimi nga pasagjeri Kevin Furuta në grupin e Facebook-ut Disney Dream Cruise Ship, përgjigjja ishte e shpejtë. “Për fat të mirë, ekipi i shpëtimit DCL ishte menjëherë në vendngjarje dhe të dy u shpëtuan”, shkroi ai.

Raportet thonë se babai arriti ta mbante vajzën e tij mbi ujë për gati 20 minuta, duke qendruarmbi ujë derisa mbërriti ndihma. Një varkë shpëtimi Disney u aktivizua shpejt dhe të dyja u tërhoqën shëndoshë e mirë në bord.