Kim Kardashian u gjend në një situatë disi të sikletshme teksa përgatitej për të marrë pjesë në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, 44-vjeçarja shfaqej duke u përpjekur të futej me vështirësi në një korse të bardhë me rripa, ndërsa pjesa e sipërme e veshjes mezi mbante të mbuluar gjoksin e saj. Kombinimi i korsesë me një fund të tejdukshëm dhe çorape të gjata deri në kofshë, shkaktoi diskutime të shumta mes ndjekësve.
Disa prej tyre kritikuan zgjedhjet e saj stilistike, duke i cilësuar si të ekzagjeruara për një event të tillë. “Vetëm sepse mundesh, nuk do të thotë se duhet,” komentoi një përdorues në Instagram, ndërsa një tjetër e përshkroi pamjen si “një kostum striptisteje”.
Pavarësisht polemikave, Kim ndau me ndjekësit disa foto nga mbrëmja glamuroze, ku shihej e buzëqeshur pranë motrave të saj dhe të ftuarve të tjerë të njohur. Ajo nuk i kurseu komplimentet për nusen Lauren Sanchez, duke shkruar: “Çfarë nuse e bukur... të gjithë u prekëm teksa të shihnim të ecje drejt altarit”.
Megjithatë, sjellja e Kim gjatë ceremonisë nuk i shpëtoi vëzhgimit të publikut. Ajo u kap duke bërë selfie pa fund dhe promovoi linjën e saj SKIMS, e veshur me një bikini me print kafshësh, gjë që ngjalli reagime të përziera mes fansave.
-
-
10 modelet e shapkave me takë perfekte për verën!
30 Qershor, 13:15



















