KreuCelebrity

"Ata janë të këqinj...", Charlize Theron kritikon ashpër dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez!

 

Gjatë eventit bamirës “Block Party”, organizuar më 20 qershor në Los Angeles nga fondacioni i saj Charlize Theron Africa Outreach Project, aktorja u shpreh me ironi për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.

“Mendoj se jemi të vetmit që s’moruam ftesë për dasmën e Bezos, por është në rregull, ata janë të këqinj dhe ne jemi mirë. Faleminderit që jeni këtu, veçanërisht tani që bota është në flakë, sepse me të vërtetë është."

Në deklaratën e saj, Theron kritikoi ashpër luksin dhe shkëputjen nga realiteti të ngjarjeve të tilla, në një kohë kur, sipas saj, bota po përballet me kriza sociale dhe politike gjithnjë e më shqetësuese. Ajo përmendi krizën e imigracionit në SHBA, kufizimin e të drejtave të grave dhe të komunitetit LGBTQ+, si dhe rritjen e dhunës me bazë gjinore.

Dasma luksoze që shkaktoi protesta

Dasma e themeluesit të Amazon dhe Lauren Sanchez u mbajt në ishullin San Giorgio Maggiore në Venecia dhe u shoqërua me festa ekstravagante dhe performanca nga artistë si Matteo Bocelli dhe Ellie Goulding.

Ngjarja tërhoqi kritika nga aktivistë mjedisorë dhe grupe si Greenpeace dhe “No Space for Bezos”, të cilët e akuzuan miliarderin për shmangie taksash dhe për kthimin e Venecias në një aset privat. Një pankartë proteste në Sheshin e Shën Markut lexonte: “Nëse mund ta marrësh me qira Venecian për dasmën tënde, mund të paguash më shumë taksa”.

Megjithatë, raportimet tregojnë se çifti kishte bërë donacione për bamirësi lokale para dasmës dhe kishte kërkuar që në vend të dhuratave, të mbështeteshin projekte për qytetin.