Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez përfunduan festimet e dasmës së tyre në Venecia, me një “pajama party” mbrëmjen e së shtunës, më 28 qershor.
Pas tre ditësh festimesh, çifti e mbylli rrugëtimin e tyre të martesës me një mbrëmje të fundit argëtimi. Të ftuarit VIP u panë duke mbërritur me taksi detare private, të veshur sipas temës së mbrëmjes, pizhama luksoze.
Mbrëmja tërhoqi vëmendjen e mediave, jo vetëm për vendndodhjen spektakolare, por edhe për praninë e yjeve ndërkombëtarë: Oprah Winfrey, Kylie dhe Kendall Jenner, Kim Kardashian, Ivanka Trump, Sidney Sëeeney, Leonardo DiCaprio me partneren Vittoria Ceretti dhe këngëtari Usher, ishin vetëm disa prej tyre.
Kylie Jenner shkëlqeu me një crop top argjendi të Paul Aaron dhe një fund të bardhë, ndërsa mbante në dorë një gotë. Kendall Jenner zgjodhi një fustan blu të Thierry Mugler me një kapuç transparent në të njëjtën ngjyrë.
Kris Jenner, nëna e tyre, u pa me një set elegant me motive gri e të bardha, të kombinuar me një boa me pupla të zeza.
Kim Kardashian zgjodhi një pamje më sensuale, me një korse të zbuluar dhe çorape të tejdukshme me mbajtëse.
Ivanka Trump shfaqi elegancë me një fustan të zi të Carolina Herrera dhe një çantë të vogël në dorë.
Oprah Winfrey shkëlqeu me një veshje ngjyrë bronzi me detaje me pupla.
Sidney Sëeeney spikati me një fustan dantelle të zezë nga Galia Lahav, me flokët bionde të lëshuara në onde të buta.
Leonardo DiCaprio zgjodhi një set pizhamash në ngjyrë vishnje, të kombinuar me një xhaketë të zezë dhe një kapele për të ruajtur privatësinë.
Vittoria Ceretti, partnerja e tij, veshi një fustan Dolce & Gabbana, i kombinuar me një çantë.
Usher befasoi me një stil unik, një rrobë të gjatë të kaltër në vend të xhaketës klasike, me detaje të bardha në qepje.



















