Kris Jenner dhe partneri i saj, Corey Gamble, ishin padyshim ndër figurat që tërhoqën më shumë vëmendje në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia. Megjithatë, nuk ishte vetëm paraqitja e tyre elegante ajo që bëri përshtypje.
E veshur me një fustan bardh e zi dhe me buzëqeshjen karakteristike, 69-vjeçarja “momager” u fotografua duke u larguar me një taksi ujore përkrah Corey-t. Por një video e siguruar nga paparacët ka nxitur spekulime për tensione në çift. Sipas ekspertes së leximit të buzëve, Nicola Hickling, Jenner thuhet se ka insistuar të udhëtonte e vetme: “Do të doja të udhëtoja vetëm.” Në një moment, ajo i drejtohet Corey-t me një ton të ftohtë: “Çfarë po bën? Ke nevojë të flasësh?”
Corey, i cili është 25 vite më i ri se Kris, u përpoq të ruante qetësinë dhe u sigurua që të largoheshin pa të tjerë në bord. Taksia ujore u nis vetëm me çiftin, larg të ftuarve të tjerë dhe sidomos larg vajzave të Kris – Kim, Khloe, Kendall dhe Kylie – të cilat ishin gjithashtu të pranishme në event.
Kjo distancë, si fizike ashtu edhe emocionale, ka shtuar dyshimet, a ka ndoshta më shumë arsye përse Kris zgjodhi të mos qëndrojë pranë vajzave të saj gjatë këtij eventi?
-
10 modelet e shapkave me takë perfekte për verën!
30 Qershor, 13:15 -



















