Leonardo DiCaprio është vënë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale pas paraqitjes së tij në dasmën luksoze të miliarderit Jeff Bezos me Lauren Sánchez, e mbajtur në Venecia.
Aktori hollivudian, 50 vjeç, u fotografua në ishullin San Giorgio Maggiore, i veshur me një smoking elegant të zi. Por ajo që mori gjithë vëmendjen ishte koka e zezë sportive me logon e “Los Angeles Dodgers” që i mbulonte thuajse tërë fytyrën.
Teksa ecte drejt vendit të ceremonisë, dukej sikur po përpiqej të fshehte identitetin e tij, por fansat nuk u mashtruan. Reagimet në rrjet nuk munguan, me komente ironike dhe batuta të shumta:
“Leo, më fal, por e dimë mirë kush je.”
“Zbrit në tokë Leo, nuk jemi më në vitet ’90.”
“Hiqe atë kapele, nuk je në një stendë hot-dogësh.”
“Mos ndoshta po fshihet sepse është tullac?”
Megjithëse u bë objekt memes dhe shakash në internet, dita ishte në fakt e dedikuar për çiftin Jeff Bezos, 61 vjeç, dhe Lauren Sánchez, 55, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni elegante mes të ftuarve nga elita e Hollywood-it. Martesa u mbajt në një ambient luksoz, në një nga qytetet më romantike të botës, Venecia. Por pavarësisht qëllimit festiv të mbrëmjes, Leonardo DiCaprio, pa e pasur në plan, u kthye në një nga figurat më të komentuara të ditës.



















