Erion Isai, ka thyer heshtjen për një nga periudhat më të ndjeshme të jetës së tij personale: divorcin nga ish-bashkëshortja, me të cilën ka dy vajza. I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, aktori dhe kryetari i Bashkisë së Ersekës rrëfeu se procesi nuk ka qenë i lehtë, veçanërisht për shkak të ndarjes së kohës së vajzave mes dy prindërve.
“I vetmi moment i vështirë është përshtatja me nocionin e një familjeje të re, që vajzat duhet të ndajnë kohën me nënën e tyre dhe mua”, u shpreh ai, duke shtuar se, pavarësisht gjithçkaje, ka qenë një rrugë që duhej përballuar. “Nuk di të shpjegoj ndjesitë e para dy viteve, por është një shkallë që ti e bën edhe ecën. Kur një gjë nuk funksionon, nuk funksionon”, tha ai, duke shmangur qëllimisht dhënien e detajeve mbi arsyet e ndarjes.
Isai zgjodhi të mos komentojë mbi shkaqet konkrete të divorcit, duke thënë se “nuk do të rimbush portalet me një kapitull që ka marrë fund” dhe se vendimi për t’u ndarë ishte marrë që prej dy vitesh, ndonëse vetëm kohët e fundit është zyrtarizuar nga gjykata.
Ai tregoi po ashtu se eshte ne nje lidhje te re.“Nuk ka asnjë artist që jeton pa dashuri. Po, kam një vajzë në jetën time”, tha Isai.



















