Miliarderi Jeff Bezos dhe partnerja e tij Lauren Sanchez moren pjese në mbrëmjen gala të fondacionit ‘Kering Foundation’, e cila u mbajt në kuadër të Javës së Modës në New York, nje event bamirësie i drejtuar nga aktorja e famshme Salma Hayek dhe i shoqi, François-Henri Pinault.
Lauren Sanchez, 54 vjeçe, tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve me një fustan të gjatë dhe elegant, të zi me dantellë, që e kombinoi me bizhuteri të ndritshme dhe flokët e lidhur. Fustani ishte një krijim i shtëpisë së njohur të modës “Oscar De La Renta”, dhe kushtonte 9000 dollarë, ose rreth 8100 euro.
Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kanë qenë në qendër të vëmendjes që kur filluan lidhjen e tyre në vitin 2019, megjithëse njiheshin që nga viti 2000. Verën e kaluar, çifti u pa duke u argëtuar në një jaht luksoz në shoqërinë e disa nga yjet më të mëdhenj të Hollywoodit, duke përfshirë Leonardo DiCaprion dhe Katy Perry.



















