KreuHoroskop

Astrologia bën parashikimin e javës: Këto shenja të kenë kujdes!

Astrologia bën parashikimin e javës: Këto shenja të

Astrologia Chrysanthi Kalogeri ka qenë e ftuar në “Shije Shtëpie” këtë të hënë dhe ka bërë parashikimin për shenjat e horoskopit.  Ajo tha se hëna e re në Akrep, që ndodhi me datë 13 nëntor, është diçka shumë e rrallë dhe “pasojat” e saj mund të vazhdojnë ende, ndonëse ka mbaruar.

Tri ditët e para të javës favorizojnë shenjat e ujit e të tokës, kurse shenjat që duhet të bëjnë kujdes janë: Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët dhe Peshqit. “E kemi thënë që jemi akoma në një periudhë pak të vështirë, deri në fillim të Dhjetorit. Disa herë kam theksuar dhe them që, kur kemi një hënë të re kemi fillime të reja, kemi zhvillime të reja dhe disa gjëra i shikojmë që të ndodhin pak më përpara hënës së plotë. Hënën e plotë e kemi, të hënën që vjen. Do flasim të hënën që vjen për hënën e plotë në shenjën e Binjakëve, e cila ka dhe ajo vështirësitë e saj. Por gjithsesi do të them që, dalim pak e nga pak nga ajo periudhë e zymtë, që ishte pak më e ashpër ose…”, tha ajo, teksa më tej shtoi,

“3 ditët e para të javës na krijojnë gjithë kushtet dhe gjithë mundësitë që ne të bëjmë ndryshime, të cilat mund të jenë thelbësore, por do të jenë edhe ndryshime që do të na ndihmojnë. Sepse kur ne bëjmë ndryshime në jetën tonë të përditshme, bëjmë ndryshime në punë, këto po t’i shikojmë si shumë, japin rezultate që ndikojnë edhe në anën tonë financiare. Ndikojnë edhe në punë nga ana pozitive, kjo është kryesorja. E dyta, kemi mundësi të gjejmë mbështetjen. Kjo mbështetje, mund t’i ketë vërtetë mbështetje financiare ose një kredi, nuk e di se çfarë tjetër. Ose mund të krijojmë një bashkëpunim të tillë, ose të gjejmë një mbështetje të tillë që mund të mos jenë para, por kemi në vijueshmëri pushime që do të na sjellin përfitime. Pra, sido që të jetë, mbështetja që do të marrim tani, do të funksionojë konkretisht, për të ardhurat tona. Tani krijohen mundësitë, por duhet edhe ne të vendosim dorën, që të kapim diçka.

Astrologia bën parashikimin e javës: Këto shenja të

Tani, në pjesën e dytë të javës, nga e mërkura pasdite deri të hënën që vjen, duhet të jemi të kujdesshëm. Mund të hasim pengesa, mund të ndjehemi të bllokuar, mund të kemi dëshirë të realizojmë diçka dhe dëshirat tona të gjejnë pengesa në vendimet e të tjerëve. Mund të jetë e detyruar të marrim disa vendime dhe nëse kemi mundësi që të mos i marrim këto vendime, mirë është të mos i marrim nga java tjetër e më tutje. Nëse jeni të detyruar, të jeni sa më të qetë dhe sa më të kthjellët në marrjen e vendimeve. Njëkohësisht, nga data 22 dhe në vijim, kalojmë në një periudhë shumë entuziaste, shumë dinamike. Kemi qejf të veprojmë, por me një hiperboli dhe me një entuziazëm…“.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF