KreuHoroskop

Horoskopi i muajt korrik nga revista BORDO!

Dashi 

Venusi është në qiellin tuaj këtë muaj, ndaj për ju kjo është një mundësi e përkryer për të ndryshuar jetën tuaj dashurore. Prisni një bekim në biznes, sepse planetët e shumtë në shenjat e Zjarrit, ju bëjnë të jeni akoma më shumë ambicioz. Besojini vetes, por edhe partnerit tuaj në biznes. Gjendja shëndetësore do të jetë e luhatshme, ndaj kujdes me sëmundjet kronike. 

Demi 

Dielli është kthyer në mënyrë të pashmangshme drejt arritjeve të mëdha, qofshin në aspektin personal, por edhe në atë profesional. Në karrierë ju jeni plotësisht të vetëdijshëm për atë që dëshironi, ndaj ndani idetë tuaja me të tjerët, sepse të bashkuar do të korrni sukses. Data 11 deri më 26 është veçanërisht interesante, kjo falë kalimit të Merkurit në qiellin tuaj. 

Binjakët 

Planetët ju ofrojnë mundësi për një fillim të ri. Kjo është koha ideale për të ndërmarrë hapin tjetër në jetën dashurore. Një muaj i cili do të karakterizohet nga një ndjenjë e ripërtërirë me energji, takime emocionuese dhe projekte inovative. Për ata që kanë një raport dashuror, duhet të forconi gjithë ndjenjat, si dhe besimin te njëri-tjetri. Shpërbleni veten dhe përfitoni nga disa ditë pushimesh. 

Gaforrja 

Këtë muaj, rutina po zë vend në jetën tuaj, ndaj keni nevojë për ndryshim, për të bërë disa rregullime. Përqafoni risinë dhe lërini pak hapësirë spontanitetit. Ndiqni instinktet tuaja më shumë sesa arsyen tuaj në dashuri, edhe pse Mërkuri në datat 11 deri më 26 ju lejon të hidhni një vështrim të ri në marrëdhënien tuaj. Edhe pse luani solo, duhet që në punë të keni më shumë bashkëveprim. 

Luani 

Me planetin Mars në qiellin tuaj do të inkurajoheni të fitoni vetëbesim. Pasioni ju shtyn fort, drejt disa eksperiencave të bukura, të cilat ka shumë mundësi t’ju dhurojnë një marrëdhënie të re. Për sa i takon sferës profesionale, guxoni të jeni më krijues. Ditët e para të muajit janë perfekte për të kryer investime të suksesshme, ndaj mos nguroni të shpenzoni financiarisht. 

Virgjëresha 

Planetët ju ftojnë të jeni kuriozë dhe të hapur ndaj eksperiencave të reja. Është koha që ju të rimbushni bateritë tuaja dhe të ngriheni në fluturim. Të jeni pak egoistë (në kuptimin e mirë), do të thotë të kujdeseni për veten, duke patur një periudhë ku shëndeti dhe pamja juaj e jashtme duhet të jenë të parat. Guxoni të provoni aktivitete të reja, duke dalë nga rutina juaj. 

Peshorja 

Nuk do të keni kohë të mërziteni, sepse planetët e shumtë në shenjat e Zjarrit dhe të Ajrit po ju japin një shtysë energjie dhe kreativiteti. Jeni plot ide dhe të etur për të sjellë në jetë projekte të pazakonta. Në jetën private, po krijoni një atmosferë emocionuese, duke vendosur të përqafoni komoditetin që ofrojnë lidhjet e qëndrueshme. Prisni takime pune që do t'ju motivojnë. 

Akrepi 

Nëse keni mundësi, bëni një pushim të shkurtër për të marrë frymë. Ky muaj ju fton për reflektim të gjatë. Jeni më pragmatikë se zakonisht, por të shtyrë nga dëshira të rregulloni punët tuaja, do t’ju ofrohen mundësi për të rikuperuar të gjitha humbjet që solli periudha e pranverës. Ruani lidhjet dashurore nga sindromat e xhelozisë, sepse mund të kthehet në dramë. 

Shigjetari 

Marsi dhe Mërkuri do të jenë dy planetë shumë miqësorë këtë muaj me shenjën tuaj, duke ju kthyer në formë të shkëlqyer në të gjitha sektorët. 

Mundësi shumë të mira do t’ju vijnë në karrierën tuaj, ndaj lëreni të lirë kreativitetin tuaj të shprehet në të gjitha fushat. Përsa u takon emocioneve, kjo është koha perfekte për të flirtuar, për të biseduar dhe për të takuar njerëz. 

Bricjapi 

Mësoni t’i besoni vetes. Yjet ju këshillojnë të ndiqni instinktet tuaja dhe të besoni në magjinë e tyre, duke ju ofruar mundësi të gjeni veten në vendin e duhur në punë. Pritet të keni marrëveshje të shkëlqyera falë ndikimit të Mërkurit, i cili ju ndihmon të shkëlqeni në negociata të suksesshme. Është koha për të çliruar zemrën tuaj, ndaj provoni të krijoni lidhje të reja dashurore. 

Ujori 

Peshorja po anon në favorin tuaj dhe pritet që idetë tuaja të dëgjohen më shumë se kurrë, sidomos në sferën profesionale. Jepni argumentet tuaja për të treguar se meritoni gjithçka, por kujdes shmangni egoizmin e tepruar. Nëse ndjeni një rënie të energjisë, mos harroni të merrni disa ditë pushimi dhe të karikoheni për sfidat që ju presin sidomos në vjeshtë. 

Peshqit 

Është koha për të bërë një fillim të ri, për të guxuar të ndryshoni drejtim dhe për t'u hapur ndaj mundësive të tjera. Plutoni, në qiellin tuaj, hyn në retrogradë. Dhe pritet që t’ju rritet ngarkesa juaj në punë, por mos u dorëzoni. Planetë të tjerë miqësorë janë aty për t'ju ndihmuar të gjeni zgjidhje inovative. Përqafoni ndryshimin; gjëra të bukura janë duke ardhur në sferën emocionale.