Shigjetari
Pikturimi në vija të gjera është specialiteti juaj. Por tani nuk është aspak koha të shihni të njëjtën tablo, fokusohuni në disa pika më të imta, për të njohur dhe kuptuar tensionet që po shoqërojnë jetën tuaj personale. Në aspektin profesional vazhdoni të jeni planifikues. Kujdes shëndetin, rikthehen problemet tuaja kronike.
Dashi
Qartësia është vendimtare këtë muaj. Hëna në shenjën tuaj lëviz në një terren me të tensionuar. Nxitni më shumë komunikimin, në vend që të merrni mesazhet e gabuara. Shmangni botën e rrjeteve sociale, sepse disa lëvizje tuajat mund të keqinterpretohen. Besojuni shokëve biseda private, por mos kërkoni këshillën e tyre.
Demi
Demat kanë luftuar shumë muajt e fundit që mendimi i tyre të dëgjohet, ndaj ky është momenti. Në fillim të muajit merrni guximin për t’ju qasur projekteve tuaja më me energji. Idetë kreative do të vlerësohen dhe do të arrini drejt asaj që keni synuar. Gjendja financiare e qetë. Kujdes marrëdhëniet në çift, do të pësojnë luhatje.
Binjakët
Për Binjakët, puna është gjithmonë e para dhe detyrat e tij nuk mbarojnë kurrë. Tani koha e lirë dhe pushimi nuk duhen lënë pas dore. Mund të planifikoni disa ditë intensive pushimesh, ose ndiqni pasionet tuaja artistike. Për ata që janë në çift ana emocionale do të jete e qëndrueshme, beqarët presin surpriza në fundvit.
Gaforrja
Momentet kulmore të dhjetorit do të ndodhin në fillim dhe në fund të muajit. Një hënë e re e zjarrtë në shenjën tuaj, do të ndezë debutimin tuaj në sferën e ndjenjave, ndaj bëhuni pak më romantik dhe nxirrni në pah faktin sesa emocional jeni realisht brenda jush. Lëvizja e trupit është ilaçi më i mirë. Merrni më shumë me sport.
Luani
Jeni një lider i lindur, por mos synoni gjithnjë kurorën! Keni ide të shkëlqyera dhe kjo është koha për të ndarë filozofitë tuaja unike me botën. Ndajini me miqtë apo bashkëpunëtorët, sepse kështu do të fitoni respektin e tyre. Binjakët do të jenë miqtë tuaj më besnikë, ndaj nëse planifikoni një raport, jepuani zemrën vetëm atyre.
Virgjëresha
Ndërsa hëna po kalon nëpër shenjën tuaj, ju do të përjetoni momente tejet emocionuese. Edhe pse po kaloni një stuhi mendimesh në sferën profesionale, ngadalësoni ritmin dhe fokusohuni te ndjenjat. Jepini imagjinatës suaj pak hapësirë për të udhëtuar. Financat do të jenë në lartësinë e duhur, ndaj mos u kurseni.
Peshorja
Nëse jeni nga ato peshoret që lëkunden lehtë, tani duhet të mos lëvizni nga idetë tuaja. Vendimet që do të merrni këtë muaj, do të përcaktojnë qartësisht të ardhmen tuaj, që do të thotë: sukses dhe para. Me Diellin në Akrep, mund të pësoni disa luhatje shëndetësore, ndaj dyfishoni ushqimin, gjumin dhe ushtrimet fizike.
Akrepi
Ky muaj sjell sfida në dashuri dhe në marrëdhëniet personale, por duhet të bëni kujdes me komunikimin. Ruani qetësinë, dëgjoni në vend që të flisni para kohe, ndryshe do të shkatërroni gjithçka keni ndërtuar deri tani. Do të shfaqni një lodhje emocionale, por përpiquni rikuperoni me aktivitete të cilat ju sjellin kënaqësi.
Shigjetari
Dhjetori është koha për reflektim. Në dashuri, për ata që janë në lidhje afatgjata duhet të forcojnë raportet e tyre, si dhe të hedhin hapa drejt një të ardhmeje më të sigurt. Në aspektin profesional, përqendrimi i tepërt dhe mendimi analitik mund t’ju lodhin, ndaj delegojini punët tuaja. Financiarisht, ky muaj do të jetë i qetë.
Bricjapi
Një muaj i rëndësishëm ka ardhur për ju. Plutoni largohet nga shenja juaj, ndaj edhe mundësitë drejt suksesit dhe karrierës do të rriten. Ky është momenti të tregoni natyrën tuaj joshëse me takime të reja dhe premtuese. Muaji dhjetor fillon me një hënë të re në aspektin profesional, ndaj pritet sukses dhe rritje në karrierën tuaj.
Peshqit
Në mes të muajit, Saturni do të hyjë në shenjën tuaj, duke sjellë një gjendje paksa kufizuese e cila do të zgjasë deri më 29 dhjetor. Nxirrni më shumë anën tuaj emocionale, pasi mund të krijoni miqësi që do t’ju vlejnë në të ardhmen. Në sektorin e karrierës do të vini në jetë vizionet tuaja, përmes punës dhe ambicieve.