KreuHoroskop

Horoskopi mujor: janar 2025!

Horoskopi mujor: janar 2025!

BRICJAPI

Janari do të shoqërohet plot kundërshti, duke vendosur përballë racionalitetin dhe emocionet. Vetëm të menduarit strategjik do të bëjë që të dilni nga gjendja e ngarkuar ku ndodheni. Ndikimi i Marsit te Gaforrja ju inkurajon të mendoni seriozisht për vendime të rëndësishme. Mos i ndrydhni emocionet, shprehni hapur ndjenjat tuaja.

DASHI

Ajo që duhet pikërisht në këtë periudhë nuk është impulsiviteti, por qetësia! Sidomos në momentet kur dyshoni te vetja juaj. Merrni kohën tuaj, shqyrtoni të gjitha projektet që parashikojnë investime dhe shumë para, ndaj mos merrni aspak vendime të shpejta. Shmangni konfliktet me kolegët apo ortakët, pasi thjesht do të harxhoni energji.

DEMI

Dielli dhe Mërkuri ju japin një perspektivë të qartë për të zotëruar gjithçka, sidomos në sfidat profesionale. Marsi retrogradë te Gaforrja ju motivon t'i kushtoni më shumë vëmendje nevojave të të tjerëve, ndaj nxirrni në pah më shumë anën tuaj altruiste. Në sferën e ndjenjave gjeni pak kohë për partnerin dhe kaloni më shumë kohë bashkë.

BINJAKËT

Janari nis me një fazë reflektimi! Ndaj gjithë çfarë ka ndodhur me projektet që keni nisur në 2024, me ndihmën e Jupiterit, duhet të ndaloni dhe të rishikoni së pari qëllimet tuaja. Përqendrohuni vetëm në ato projekte që janë të realizueshme. Për beqarët pritet të nisin raporte të reja dhe plot perspektivë, ndaj besojini zemrës.

GAFORRJA

Vendosmëri, objektivitet dhe disiplinë, pikërisht këto tri cilësi duhet t’ju udhëheqin gjatë muajit. Me Diellin në Bricjap, fokusi është karriera, ndaj edhe nëse kërkohet më shumë sakrificë, mos e kurseni. Ndërkaq, Afërdita ju bën më të pranueshëm ndaj ndjenjave tuaja, por nga ana tjetër ju duhet të arrini të balanconi nevojat me ndjenjat tuaja.

LUANI

Jini më të sjellshëm në raport me të tjerët, sidomos në raportet profesionale. Në vend që të bëni plane perfekte, duhet të kultivoni pikësëpari aftësinë e durimit, sepse shpesh jo të gjitha kërkesat tuaja, mund të realizohen. Ky do të jetë një Vit i Ri, plot risi, qofshin në sferën profesionale, financiare dhe dashurore, por thjesht duhet pak durim.

VIRGJËRESHA

Fuqia e fjalës është sekreti dhe fuqia më e madhe që ka në dorë Virgjëresha, ndaj përdoreni pa kursim. Falë ndikimit të Bricjapit i cili ju mbështet këtë muaj, komunikimi i drejtpërdrejtë dhe i qartë me të tjerët do t’ju bëjë akoma më të vlerësuar. Vetëm në këtë mënyrë ju do të mund të forconi lidhjet, por edhe të shmangni keqkuptimet.

PESHORJA

Gjatë kësaj periudhe nëse ndiheni nervozë, mos e shfaqni, pasi do të merret si shenjë dobësie. Por, në fakt ky është një tregues për të ndaluar dhe kontrolluar besimin që ju e ofroni pa asnjë kursim. Jeni një shenjë e cila duhet të ndajë ndjenjat nga logjika dhe nëse arrini ta bëni, atëherë pritet një fillim i ri dhe i fuqishëm në çdo sektor.

AKREPI

Keni hyrë në një vorbull plot pikëpyetje: Çfarë dëshironi të ndryshoni në jetën tuaj? Por, nëse vërtet këto pyetje nuk ju shqetësojnë tani, mos prisni ndryshime. Thelloni kontaktet tuaja me njerëz që ju frymëzojnë dhe hapni horizonte të reja, pasi vetëm duke pranuar së pari veten, mund të arrini të ndryshoni. Jepini pak kohë meditimit.

SHIGJETARI

Pas një kohe të mbushur me trazira, ka ardhur koha që ju të merrni atë që dëshironi. Shenja juaj do të jetë e favorizuar: për çdo projekt të nisur do të merrni përgjigje pozitive, për çdo problem financiar do të gjeni zgjidhje dhe çdo mosmarrëveshje në çift do të sqarohet. Merrini më të mirën kësaj faze, sepse më të mirat do të vijnë më pas.

UJORI

Nëse jeni të bindur për diçka, mos kini frikë nga konfliktet e mundshme që mund të lindin, pasi kjo është periudha e cila do të kaloni të gjitha vështirësitë tuaja. Kujdes! Ruani qetësinë dhe tregohuni të matur, sidomos në aspektin profesional. Nga mesi i muajit dielli do t'ju dhurojë një forcë të re, e cila do të bëjë që të ecni përpara.

PESHQIT

Venusi do të veprojë si një burim kreativiteti dhe frymëzimi këtë muaj, ndaj nxirrni në pah aftësitë tuaja. Ka gjasa që të bini në sy para eprorëve, të cilët do t’ju besojnë detyra të rëndësishme dhe ngritje në detyrë. Një bashkëpunim mjaft frutdhënës pritet me Bricjapin dhe Gaforren, ndaj këmbëngulni për të arritur qëllimet tuaja.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF