KreuHoroskop

Horoskopi mujor: qershor 2024!

Horoskopi mujor: qershor 2024!

Dashi

Karriera juaj është në qendër të vëmendjes me fillimin e muajit. Mërkuri, planeti i komunikimit lëviz tani në zonën tuaj të parave, duke ju inkurajuar të mendoni në mënyrë strategjike për qëllimet tuaja financiare afatgjata. Besojini intuitës suaj dhe përdorni dy muajt e ardhshëm, për t'ju ndihmuar të menaxhoni ankthet. Në sferën e ndjenjave pritet të finalizoni një dashuri afatgjatë, ndërsa beqarët do të krijojnë lidhje të reja.

Demi

Ky muaj do të ketë pozitivitet falë ndikimit të planetit tuaj sundues Mërkurit, i cili hyn në zonën tuaj të humorit dhe ideve. Prania e Venusit dhe Uranit mund të sjellë një zbulim ndjenjash të reja, takime surprizuese që mund të zgjasin, si dhe do të zhvillojnë dukshëm instinktin rreth parave. Lajmi më i mirë është se Jupiteri, planeti juaj i fatit, do të zhvendoset në shenjën tuaj për herë të parë në 12 vjet, duke ju bërë shumë të lumtur.

Binjakët

Magnetizmi juaj personal mund të sjellë një ngjarje të lumtur ose të papritur në jetën tuaj. Dielli dhe Jupiteri ju garanton ndjenjë gëzimi dhe lumturie, ndërsa në aspektin profesional, suksesi ndihet në ajër. Për sa i takon shëndetit bëni kujdes, pasi do të ngarkoheni psikologjikisht dhe do të përballeni me një stres të fortë, ndaj ju inkurajojmë të kaloni një periudhë të gjatë, si dhe të evitoni orët e gjata në punë dhe konfliktet me kolegët.

Gaforrja

Një angazhim i fundit do t’ju bëjë të ndiheni të rëndësishëm. Nëse jeni të durueshëm dhe këmbëngulës, suksesi nuk do të mungojë. Gjithmonë pranoni përgjigje të gatshme për pyetjet e vështira, por ky është momenti të zbuloni anën e tyre të kundërt. Nëse jeni në një lidhje, ky do të jetë një muaj në të cilin do të përballeni me një krizë, e nëse jeni beqar, qershori do t’ju sjellë mundësinë të takoni dikë tejet të veçantë.

Luani

Në punë ju presin sfida të forta, por mos u shqetësoni, do të jeni të aftë t’i përballoni ato, sepse keni besim tek aftësitë tuaja. Mërkuri ju bën kureshtar, por edhe të zëshëm, kur bëhet fjalë për njerëzit me të cilët shoqëroheni, por mos e kaloni limitin që të kaloni cakun, sepse mund të zbuloni gjëra që do t’ju tronditin. Venusi dhe Urani, mund të sjellin realizimin e një projekti, të cilin e keni ëndërruar dhe do t’ju sjellë shumë para.

Virgjëresha

Prania e Jupiterit në shenjën tuaj do të hedhë dritë, në një rrugë suksesi për ju. Karriera është në qendër të vëmendjes tani, ndaj me ndikimin e Diellit, i cili ju jep energji, do të keni mundësi të rritni potencialet tuaja, e si rrjedhim pritet një rritje profesionale dhe shpërblime financiare. Venusi ushtron presionin e tij kozmik te ndjenjat, duke ju dhuruar momente romantike, udhëtime befasuese dhe mundësi të reja për personat beqarë.

Peshorja

Në gjysmën e dytë të muajit do të keni mundësinë të keni takime, të cilat do t’ju dhurojnë mundësinë të merrni propozime interesante për karrierën. Mundohuni të qëndroni të fokusuar në qëllimet tuaja afatgjata, sepse tani është koha të jeni seriozë më shumë se kurdo herë. Kur bëhet fjalë për financat, ky pritet të jetë një muaj i kënaqshëm, ndaj duhet të relaksoheni dhe të shijoni jetën. Kujdes me ushqimin, po rrezikoni të shtoni peshë.

Akrepi

Ky muaj ka disa lajme të mira në frontin e financave dhe romancës kur Venusi, sundimtari juaj, lidhet me Uranin, duke ju dhuruar spontanitetit dhe surpriza. Nga një takim i rastësishëm ose gjatë pushimeve, mund të lindë një raport dashuror i fuqishëm. Dielli dhe Jupiteri do të sjellin fat dhe bollëk, ndërsa në aspektin  shoqëruar, pritet të keni disa momente të tensionuara në fund të muajit, ndaj kini kujdes, mos e kaloni cakun.

Shigjetari

Mënyra se si lidheni dhe komunikoni me njerëzit, mund t’ju penalizojë në disa raporte, madje do të bëhet shkak për disa konflikte të vogla në ambientin e punës. Është e rëndësishme të qëndroni të përkushtuar ndaj punës suaj, si dhe t’i tregoni ekipit me të cilin punoni se besoni tek ata. Kujdesuni për shëndetin tuaj, veçanërisht për sëmundjet kronike, sepse mund të rizgjohen. Lidhjet dashurore do të jenë të qëndrueshme.

Bricjapi

Mërkuri hyn në zonën tuaj sensuale në pjesën e fundit të muajit, duke fuqizuar aspektin emocional. Qershori do t’ju sjellë mundësi për t’u afruar me partnerin, në një mënyrë krejt të re. Nëse jeni ende beqar, jini të hapur ndaj ideve dhe përvojave të reja, ndaj pranoni aventura të reja. Bëni kujdes me shëndetin tuaj mendor: Ushtrimet e frymëmarrjes, joga dhe të qenit në natyrë mund të jenë të dobishme, kur bëhet fjalë për eliminimin e stresit. Qëndroni të fokusuar.

Ujori

Lëvizni, mos lejoni që problemet aktuale në punë apo biznes t’ju lëkundin. Ndani angazhimet e punës nga jeta juaj familjare, sepse do të tundin fort themelet që keni ndërtuar. Ka mundësi që këtë muaj të keni vështirësi, por mos u dorëzoni. Fundi i muajit mund t’ju sjellë gëzim për sferën e ndjenjave, kjo falë të ndikimit të planetit të dashurisë Venus, duke konsoliduar raportet e gjata, por dhe duke mundësuar njohjet e reja.

Peshqit

Më shumë se sa çdo shenjë tjetër, miqësitë priren ta ndihmojnë shenjën tuaj, të ndihet e sigurt. Me Merkurin që hyn në zonën tuaj të komunikimit, ju do të arrini të fitoni vëmendjen e atyre që ju rrethojnë, të bindni shefat për aftësitë tuaja dhe pse jo të rriteni në detyrë. Duke shtuar praninë e planetit tuaj të fatit Jupiterin, pritet që të merrni vendime të rëndësishme për jetë tuaj dashurore. Një martesë ose fejesë e mundshme në horizont.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF