
Astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin e saj për javën e re në emisionin “Rudina”, duke paralajmëruar një periudhë me shumë lëvizje emocionale dhe ndryshime për të gjitha shenjat e horoskopit.
Sipas saj, java nis me një ndikim të fortë astrologjik, pasi kombinimi i disa planetëve sjell rikthime nga e kaluara, kujtime, dëshirën për të rregulluar marrëdhënie të vjetra, por edhe ndarje e largime të papritura.
“Mërkuri i kundërt takohet me Diellin dhe na bën më emocionalë. Mund të rikthehen në mendje persona dhe situata nga e kaluara, ndërsa shumë njerëz do të duan të rregullojnë marrëdhënie të lëna pezull. Afërdita në katërkëndësh me Uranin sjell ndryshime të forta në jetën personale. Është një ditë ndarjesh, largimesh dhe marrjesh valixhesh”, u shpreh astrologia.
Meri Shehu bëri edhe parashikimet për secilën shenjë:
Dashi – Duhet të tregojë kujdes me çështjet familjare dhe profesionale. Një situatë pune mund të sjellë komplikime ekonomike ose ligjore, ndaj nuk duhet të marrë vendime të nxituara.
Demi – Mund të humbasë disa gjëra që i konsideronte të sigurta, qofshin në marrëdhënie apo financa. Këshillohet kujdes në komunikim, udhëtime dhe çështje ligjore.
Binjakët – Një periudhë me ndryshime të papritura. Mund të ketë vendime të marra me nxitim në dashuri apo punë, ndërsa disa prapaskena mund të dalin në pah.
Gaforrja – Hëna e re sjell mundësi për një fillim të ri dhe ndryshime pozitive, por duhet të tregojë kujdes me njerëzit që e rrethojnë dhe mbështetjen që merr prej tyre.
Luani – Fundjava pritet të jetë më pozitive. Mund të ndodhin ndryshime të rëndësishme personale dhe një dëshirë për të nisur një kapitull të ri.
Virgjëresha – Një ditë me paqartësi në marrëdhënie dhe financa. Mund të ketë vendime të nxituara, por nga dita tjetër situata nis të stabilizohet.
Peshorja – Në dashuri mund të ketë luhatje dhe disa situata të fshehura mund të dalin në dritë. Në punë hapet një rrugë e re.
Akrepi – Çështjet ekonomike dhe disa takime mund të mos shkojnë siç priten, por më pas mund të shfaqen mundësi të reja pune ose bashkëpunimesh.
Shigjetari – Një periudhë e vështirë për financat dhe marrëdhëniet. Duhet të tregojë kujdes me bashkëpunimet dhe vendimet e mëdha.
Bricjapi – Fillimi i javës kërkon kujdes në marrëdhënie dhe çështje personale, por mesi dhe fundi i javës sjellin më shumë stabilitet.
Ujori – Mund të përballet me disa vështirësi në punë ose investime, por një mundësi e re pritet të hapet shumë shpejt.
Peshqit – Mund të marrin lajme të mira, por duhet të shmangin vendimet e nxituara, sidomos në marrëdhënie dhe financa.
Sipas astrologes, kjo javë kërkon më shumë durim dhe reflektim, pasi shumë persona mund të përballen me rikthime nga e kaluara dhe ndryshime të papritura.
Horoskopi 13 Korrik 2026
Horoskopi 11 Korrik 2026
Horoskopi 10 Korrik 2026
Horoskopi 9 Korrik 2026
Horoskopi 8 korrik 2026
Horoskopi 7 Korrik 2026
Horoskopi 6 Korrik 2026
Horoskopi 4 Korrik 2026
Horoskopi 3 Korrik 2026
Horoskopi 2 Korrik 2026
Horoskopi 1 korrik 2026
Horoskopi 30 Qershor 2026
Horoskopi 29 Qershor 2026
Horoskopi 28 qershor 2026
