Shëndeti mendor nuk është një gjendje fikse, por një ekuilibër i vazhdueshëm mes trupit, mendjes dhe mënyrës si jetojmë çdo ditë. Stresi, ankthi dhe lodhja emocionale nuk shfaqen vetëm si mendime të shpejta apo shqetësime, por shpesh si simptoma fizike: mungesë energjie, probleme me gjumin, oreks i çrregullt dhe vështirësi në përqendrim. Në këtë kontekst, ushqimi luan një rol më të madh sesa thjesht “ushqyerja”. Ai ndikon drejtpërdrejt në neuro-transmetuesit që rregullojnë humorin si serotonina dhe dopamina, në nivelin e inflamacionit në trup dhe në stabilitetin e energjisë gjatë ditës. Një dietë e varfër shpesh e amplifikon stresin, ndërsa një dietë e balancuar mund të ndihmojë në qetësimin e sistemit nervor.
Kuzhina mesdhetare dhe në veçanti ajo italiane është një nga modelet më të studiuara për lidhjen mes ushqimit dhe mirëqenies mendore. Ajo nuk bazohet në kufizim, por në cilësi: përbërës të freskët, yndyra të mira, perime sezonale dhe vakte të ndara në mënyrë të balancuar. Ky është edhe parimi që Conad sjell në jetën e përditshme përmes produkteve të zgjedhura me kujdes.
Në nder të Muajit të Shëndetit Mendor, një menu e thjeshtë italiane mund të kthehet në një ritual të vogël kujdesi ndaj vetes — një mënyrë për të ulur ritmin dhe për t’i dhënë trupit dhe mendjes atë që u nevojitet realisht.
Një fillim i thjeshtë, por i pasur në vlera ushqyese. Alici janë të njohura për përmbajtjen e lartë të omega-3, të cilat mbështesin funksionin e trurit dhe ndihmojnë në reduktimin e simptomave të stresit. Lëkura e limonit shton një efekt aromatik dhe gjallërues, duke ndikuar pozitivisht në humor.
Përbërësit:
4 feta bukë fshati, gjalpë i kripur Sapori & Idee Conad, 2 limona Costa d’Amalfi IGP Sapori & Dintorni Conad, fileto sardeleje Alici del Mar Cantabricio nga Sapori & Idee Conad.
Përgatitja:
Pritni fillimisht bukën në feta dhe vendosini në një tigan të nxehtë. Piqeni bukën derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të bëhet krokante. Pasi fetat e bukës së thekur të ftohen pak, lyejeni secilën me një shtresë gjalpë të kripur, të punuar më parë derisa të bëhet e butë dhe kremoze.
Vendosni sipër gjalpit filetot e sardeleve dhe grijeni lëkurën e limonit direkt mbi krutonat për t’i shtuar freski dhe aromë.
